Mobi Casa

Haziri inspekton punimet e rrugëve në Sllakoc dhe në shkollën fillore në Kishnapole

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri ka vazhduar me inspektimin e punimeve të rrugëve që Komuna po i ndërton.

Haziri i shoqëruar nga drejtorët komunal ka inspektuar punimet në e rrugës 12.5 kilometërshe në fshatin Sllakoc, në të cilin përfshihen 11 lagje të fshatit.

Banorët e kësaj ane u shprehën me këtë rast se tash e tutje do ta kenë shumë më të lehtë jetesën me rregullimin e kësaj rrugë.

Rasim Tërstena, banor i Sllakocit, ka falënderuar në emër të fshatit kryetarin Haziri për investimet, duke thënë se premtimet që i ka dhënë në muajin nëntor tashmë po bëhen realitet.

Fundamenti

Ndërsa kryetari Haziri u shpreh se me të marrë detyrën e ka pasur prioritet për investime këtë pjesë të Gjilanit, e cila ishte lënë në gjendje të mjerueshme.

Më pas, kryetari Haziri ka parë nga afër punimet në shkollën fillore “Afërdita” në Kishnapole, e cila është në përfundim e sipër.

Me këtë rast, i pari i Komunës së Gjilanit tha se nxënësit e këtij fshati tash e tutje do të marrin mësim e njohuri në kushte normale, meqë më herët nuk e kishin këtë mundësi.

Në ndërkohë, kreu i Gjilanit Lutfi Haziri së bashku me drejtorët komunal ka parë nga afër punimet në rrjetin e ujësjellësit në fshatin Bresalc./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.