FIDANISHTJA

Haziri inkurajon të rinjtë për aftësim në ndërmarrësi

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, në takimin me Agjensionin për Zhvillim Rajonal Lindje, ka ftuar ndërmarrësit dhe të rinjtë e moshave 18 – 25 vjet, që deri me datën 30 shtator, të aplikojnë në trajnimet për ndërmarrësi, plan biznesi, marketing dhe menaxhim financiar, sepse do t’i kontribuojnë përgatitjes për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik.

“AZhR-Lindje gjithmonë ofron mundësi të mira dhe shumë të veçanta për rininë, prandaj edhe trajnimet në fushën e ekonomisë janë në këtë funksion. Me këto trajnime të rinjtë aftësohen në të bërit biznes, në modulet e marketingut, menaxhimit të financave dhe hapat që duhet të ndiqen në krijimin e një biznesi të suksesshëm. Rinia gjilanase është e veçantë dhe shumë aktive, prandaj kjo është edhe një mundësi e përfitimit të njohurive në fushën ekonomike që do t’i pavarësojë ekonomikisht të rinjtë duke shkaktuar biznese të reja”, ka thënë Lutfi Haziri.

Eco Higjiena

Ndërsa Agim Zeka, drejtor i AZhR-Lindje, ka theksuar se ky është një bashkëpunim mes dy Komunave dhe Gjilani ka ofruar mbështetjen e plotë me zotimin e kryetarit Haziri për mbështetje, sikur që në këtë drejtim në bashkëpunim dhe bashkëorganizim është edhe Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Gjithashtu, Zeka ka bërë të ditur se aplikacionet mund të shkarkohen nga ueb faqja e AZhR-Lindje në platformën Facebook dhe të plotësuara të dërgohen në adresën elektronike [email protected]./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.