Mobi Casa

Haziri: Injoranca ndaj të rinjve është e pa pranueshme

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Lutfi Haziri u premtoi të rinjve gjilanas se me ardhjen e tij në pushtet, prioritet do të jetë rinia, meqë përbënë grupmoshën më të madhe në qytet, ku sipas Hazirit, injoranca e kësaj grupmoshe është e pa pranueshme.

Në kuadër të shënimit të ditës së rinisë, Forumi Rinor i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Dega në Gjilan, ka mbajtur një tryezë me të rinjtë e qytetit të Gjilanit, me temën “Mungesa e perspektivës dhe ikja e të rinjve”.

Në këtë tryezë panelistë kryesor ishin kryetari i Degës së LDK-së në Gjilan, deputeti i Kuvendit të Kosovës si dhe Kandidati për kryetar të Gjilanit, Lutfi Haziri si dhe kryetarja e Forumit të Gruas në qendër si dhe njëherësh deputete e Kuvendit të Kosovës, Lirije Kajtazi.

Këtë tryezë e hapi kryetarja e Forumit Rinor të LDK-së në Gjilan, Rina Ahmeti, e cila i përshëndeti të pranishmit e kësaj tryeze.

Pjesëmarrës në këtë tryezë ishin një numër i madh i të rinjve, të cilët diskutuan për problemet të cilat po e preokupojnë rininë gjilanase sot.

Disa nga temat që u preken ishin: papunësia, mungesa e perspektivës, trajtim jo i duhur nga institucionet komunale etj.

Uji Dea

Pjesëmarrës në këtë tryezë ishin edhe përfaqësues nga OJQ-të rinore, të cilët kërkuan që në të ardhmen organizatat e tyre të përkrahen financiarisht rreth zhvillimit të aktiviteteve të tyre që kanë të bëjë me rininë dhe që prekin kryesisht dukuritë negative në shoqëri.

Kryetari Haziri u premtoi të rinjve gjilanas se me ardhjen e tij në pushtet, prioritet do të jetë rinia, meqë përbënë grupmoshën më të madhe në qytet, ku sipas Hazirit, injoranca e kësaj grupmoshe është e pa pranueshme.

Haziri ka thënë se rëndësi të veçantë do t’i kushtoj arsimit, ku LDK do të angazhohet dhe do të përkushtohet maksimalisht për një arsimim më të mirë. “Do të ketë depolitizim total të menaxhmentit në arsim, kritere të kualitetit, rritje të rolit të prindërve dhe nxënësve nëpër shkolla, vendosje të menaxhmentit profesional, si dhe rishikim të drejtimeve nëpër shkolla, hapje të drejtimeve specifike sipas kërkesës së tregut, ndërtimin e shtëpisë së Rinisë, ndarjen e sektorit të rinisë me organizim dhe menaxhim vetanak, ndarje të bursave dhe stipendive për rininë shkollore e studentore dhe projekte të tjera”.

Derisa kryetari Haziri foli edhe për politikat integruese që i duhen Kosovës që të integrohet më lehtë, deputetja Lirije Kajtazi që është pjesë e komisionit parlamentar për arsim, rini dhe kulturë, u fokusua kryesisht në politikat më të mira në këtë fushë, që i mungojnë shumë kësaj qeverisje.

Ajo tha se edhe pse ndahen shumë miliona euro, nuk shkojnë ne destinacione të duhura.

Në këtë debat me fjalën e tyre kontribuuan edhe studentët: Kaltrina Jetishi, Ilir Azemi, Betim Sherifi, Gentrit Murseli, Labinot Xhelili, Genc Mustafa e te tjerë./rajonipress/