KKVITI

Haziri: Iniciativave të mira të rotarianëve komuna do t’u bëhet përherë partnere

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka pritur sot në Qendrën Operative Emergjente në Gjilan një delegacion të Klubit Rotarian të Gjilanit, prirë nga kryetari i tyre, Shpëtim Miftari, të cilëve u ka premtuar se komunën do ta kenë përherë partnerë, përfshirë edhe iniciativën e tyre për të ndihmuar personat me nevoja të veçanta.

Duke falënderuar të gjithë ata që në këtë kohë të pandemisë po i ofrohen komunës në forma të ndryshme dhe me ndihma të ndryshme, kryetari Haziri ka konfirmuar se komuna do ta përkrahë dhe do të jetë partnere e Rotari Klub Gjilani në iniciativën e tyre për të grumbulluar mjete e pastaj ato të dedikohen për nevoja të personave me aftësi të kufizuara.

Nga ana e tij, Shpëtim Miftari kryetar i Klubit Rotarian Gjilani, tha se kjo iniciativë erdhi nga rotariani Fadil Rrahmani i cili njehësh është donatori kryesor në këtë projekt e të cilit iu kanë bashkangjitur edhe rotarianët tjerë, por edhe vet Klubi nga fondi i saj si dhe biznese e njerëz vullnetmirë.

Ai ka bërë me dije se veçse janë grumbulluar rreth 2 mijë 500 euro, por se projekti do të zgjas deri të premten, andaj te gjithë ata qe duan të kontribuojnë, mund t’i kontaktojnë zyrtarët e Klubit rotarian Gjilani.

ARKATANA

Miftari tha se i gëzohet faktit të gatishmërisë së kryetarit të Komunës Lutfi Haziri që komuna të jetë partnere dhe këtë projekt ta realizojnë së bashku.

Në këtë, Haziri, përveç kontributit të tij personal dhe të miqve të tij, konfirmoi se edhe Komuna do të jetë partnere dhe shumën e grumbulluar të rotarianëve deri të premten, do ta dyfishojë në bazë edhe të një marrëveshje që e ka me klubin për projekte të përbashkëta.

Përndryshe, Haziri ka kërkuar nga qytetarët që të vazhdojnë t’i përmbahen rekomandimeve të institucioneve përkatëse, të qëndrojnë në shtëpi dhe të vetëpërmbahen nga dalja në vendet publike pa nevojë.

Mos i rrezikon fëmijët, familjen, lagjen e qytetin tuaj. #rriNshpi./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.