United Hospital

Haziri ia dorëzon çelësat e shtëpisë së re familjes Marovca

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Tetë fëmijët e Zijadin Marovcës janë gëzuar sot tejmase sepse pikërisht në shtatë vjetorin e Pavarësisë së Kosovës kanë hyrë në shtëpi të re.

Kjo familje, e cila që nga viti 1997 ka jetuar në kushte tejet të rënda të banimit, e pati marrë konfirmimin e kryetarit të Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri më 8 nëntor 2014, në ditëlindjen e 45-të tij, se Komuna e Gjilanit do t’ua ndërtoj shtëpinë me financim të bashkatdhetarit tonë që jeton në Zvicër, Ruzhdi Bunjaku.

Dhe pikërisht në këtë ditë feste, çelësat e shtëpisë ia ka dorëzuar zyrtarisht familjes Marovca kryetari Lutfi Haziri së bashku me donatorin Ruzhdi Bunjaku dhe nënkryetarin Rexhep Kadriu.

Kryetari Haziri ka falënderuar donatorin Ruzhdi Bunjaku për humanitetin e treguar, ndërsa tha se premtimet e njerëzve të vullnetit të mirë në mbrëmjen humanitare “Pak nga ne, shumë për ata” që ishte organizuar nga Komuna e Gjilanit në tetor të vitit të kaluar, tashmë po bëhen realitet.

Mobi Casa

“Jeni dëshmitarë të asaj që sot po bëjmë përurimin e shtëpisë së parë për familjen dhjetë anëtarëshe, e cila ka jetuar deri më tani në një gjendje jashtëzakonisht të rëndë ekonomike dhe sociale. Kjo është arritur falë mbështetjes së bashkatdhetarit tonë dhe bashkëpronarit të këtij aksioni tonë, z. Ruzhdi Bunjakut, i cili sapo erdhi nga Zvicra, ka konfirmuar se do të ndërtoj një shtëpi për rastin më të rëndë që e përzgjedh Komuna. Ndërsa, sot vetëm pak muaj pas asaj ngjarjeje, ne po përurojmë shtëpinë për këtë familje. Janë edhe katër shtëpi të tjera në ndërtim e sipër, ndërsa gjatë këtij viti do t’i ndërtojmë 11 shtëpitë e planifikuara dhe do t’i rinovojmë shumicën e madhe të shtëpive të cilat tashmë janë në planin e investimeve”, ka thënë Haziri.

Ai ka spikatur se domosdoshmërish edhe fondi nga ana e Komunës së Gjilanit do të ndahet për çdo vjet, në mënyrë që gjendja sociale e njerëzve të kësaj kategorie të zbutet përditë e më shumë.

Ndërsa donatori Ruzhdi Bunjaku, tha se menjëherë pasi që ka parë organizimin e gala mbrëmjes, ka deklaruar që bashkë me familjen e tij të ndërtoj një shtëpi dhe ajo sot është një realitet.

“Menjëherë pasi që në televizion, kam parë organizimin e Gala Mbrëmjes Humanitare nga ana e Komunës së Gjilanit, me familjen time në Zvicër kemi vendosur ndërtimin e shtëpisë për rastin më të rëndë në Gjilan. Në bashkëpunim me Komunën jemi përcaktuar për ndërtimin e shtëpisë për këtë familje, e cila, ka tetë fëmijë të vegjël. Ndërtimi është përfunduar në një kohë rekorde”, ka thënë Bunjaku, duke shtuar se shqiptarët në mërgim kanë mundësi të ndajnë pak nga pasuria e tyre që të gëzojnë për tërë jetën një familje në Kosovë./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.