HW

Haziri i uron suksese “Mollkuqeve” në festivalin ndërkombëtar të Romës

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur në takim grupin e qendrës kulturore “Mollkuqet”, të kryesuar nga Arta Haziri-Nuhiu, të cilët do ta përfaqësojnë Kosovën në festivalin ndërkombëtar të muzikës për fëmijë, në Romë.

Ai i ka uruar suksese fëmijëve, duke shtuar se “Mollkuqet” po bëhen krenaria e qytetit.

“Është shumë e rëndësishme kur fëmijët në këtë moshë e përfaqësojnë vendin tonë, talentin dhe punën që bëhet këtu. Besojmë që edhe MKRS do ta mbështesë këtë qendër kulturore. Ju uroj shumë suksese”, ka thënë kryetari Haziri.

HW

Drejtoresha e qendrës kulturore “Mollkuqet”, Arta Haziri Nuhiu, e ka falënderuar kryetarin Haziri për mbështetjen me të gjitha mundësitë e Komunës, derisa ka njoftuar se ky është festivali i dhjetë ndërkombëtar që po marrin pjesë.

“Kudo që kemi shkuar, e kemi përfaqësuar Kosovën në mënyrën më të mirë, duke i sjell çmime të rëndësishme. Shpresoj shumë që edhe në këtë festivalin e Romës do të arrijmë të kthehemi me çmime”, ka thënë Haziri-Nuhiu.

Ndryshe, në këtë festival, konkurrencës do t’i nënshtrohen 50 shtete./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.