FITORJA

Haziri i reagon Kurtit: Mos nxisni frikë për luftë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka reaguar ndaj kryeministri Albin Kurti, i cili në dy intervista dhënë për mediat e huaja ka përmendur se vendi rrezikohet nga një luftë me Serbinë.

Sipas Hazirit, kryeministri nuk duhet të ngjall frikë te qytetarët, pasi siç tha, Kosova është e mbrojtur nga NATO.

“Kosova e ka një garancion, NATO-n, duke përfshirë edhe kapacitetet tona që janë duke u ndërtuar dhe këto e bëjnë të qartë që nuk po kërcënon lufta, por po kërkohet dialogu, po kërkohet zgjidhja”, ka shkruar ai në Facebook.

Tutje, ka thënë se duhet të dëshmohet që Kosova e 17 shkurtit 2008 është Republikë parlamentare, e cila garanton siguri dhe paqe për fqinjët, siguron demokraci dhe zhvillim për popullin e saj pavarësisht etnisë.

Hidromorava

“Dhe argumentin më të fortë që e kemi pasur është që ne nuk jemi dhe nuk do të jemi kërcënim për askënd”, ka deklaruar Haziri, duke shtuar se deri tani, Qeveria Kurti ka një “mal me fjalë”, por aspak vepra.

“Në veprim kemi hezitime dhe kemi politikën e një hapi para e dy mbrapa. Pra, nuk ka progres drejt arritjes së atyre synimeve e premtimeve që i kanë dhënë”.

“Fatkeqësisht, edhe në rrafshin e brendshëm e edhe atë të jashtëm kjo qeveri ka treguar mungesë të lidershipit, mungesë të guximit politik për t’i zgjidhur problemet. Tash e 1 vit e gjysmë, nuk kemi qeverisje, por administrim. Është e papranueshme që VV e riktheu administrimin që e kemi lënë pas më 17 shkurt 2008 dhe Kosova po vuan nga kjo mënyrë e udhëheqjes”. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.