ARKATANA

Haziri i përgjigjet Memli Krasniqit: Jo 19, por 20 vota t’i japim por është e pamjaftueshme

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Jo 19 por 20 vota ia japim, por duhet të jemi realistë”. Kështu i është përgjigjur në Rubikon nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqit.

Kujtojmë se para disa javësh, Memli Krasniqi deklaroi se nëse LDK-ja ia bënë votat, të tjerat i siguron vetë ai, duke iu referuar mundësisë së krijimit të shumicës parlamentare nga partitë e ish-opozitës.

UBT

Por sipas Hazirit, duhet të sillen me racionalitet sepse edhe me 20 votat e tyre është e pamjaftueshme.Nuk ka vullnet për bashkëpunim për të dalë nga kjo situatë nga partia e parë. Të tjerët janë të pa mjaftueshëm me ba në emër të partisë së parë. Jo 19, po 20 vota [Memli Krasniqit] se nuk duhet me nda vullnetin e një deputetit që e ka votën kundër për diçka, ne duhet të llogarisim në të gjithë”, tha Haziri.

“Më së vështiri është me qenë racional në këtë kohë, në jetë e politikën tonë. Nuk ka të bëjë krejt me racionalitet, këtu është edhe dëshira politike. Pritjet që partia e dytë me marrë mandatin prej presidentit për me kriju shumicën është e natyrshme, por jo e domosdoshme. Pra, presidentja mundet t`ia japë mandatin kujtdo që e formon shumicën, partisë së dytë, tretë. Nuk e jep sy mbyllur mandatin por kush e dëshmon që e ka shumicën”, tha Haziri.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.