ARKATANA

Haziri i ofron përkrahje klubit të karatesë “Elita”

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur sot klubin e karatesë “Elita”, të cilët e njoftuan për mbarëvajtjen e klubit, sukseset dhe sfidat.

Kryetari i klubit të karatesë, Bashkim Byqmeti, pasi ka falënderuar kryetarin Haziri për pritjen, theksoi se klubi të cilin e përfaqëson ka treguar suksese të mëdha që nga themelimi i tij në vitin 2010, ndërsa ka kërkuar mbështetjen e Komunës për të vazhduar me suksese edhe më të mëdha.

“Ne jemi klub që jemi themeluar në vitin 2010, ndërsa në vitin 2011 jemi shpallur si ekipi më i mirë U14, më 2012 jemi shpallur ekipi më i mirë në Gjilan, e sukseset kanë vazhduar edhe në vitin 2013. Jemi klub i madh dhe garat tona janë shumë të ngjeshura, andaj kërkojmë mbështetjen e Komunës”, ka thënë kryetari i klubit të karatesë “Elita”, Bashkim Byqmeti, i cili shoqërohej edhe nga kampionët e këtij klubi.

Mobi Casa

Nga ana tjetër, kryetari i Gjilanit Lutfi Haziri ka falënderuar përfaqësuesin e klubit për vizitën, ndërsa i ka garantuar për përkrahjen e aktiviteteve të këtij klubi në të ardhmen.

“Unë ju përgëzoj për sukseset e klubit “Elita”. Jemi duke e bërë evaluimin buxhetor, sepse jemi në dietë të rëndë shkaku i borxheve. Nuk kemi faj as ne e as ju për këtë, por ju garantoj se do ta keni mbështetjen e komunës me të gjitha mundësitë tona për të pasur suksese edhe më të mëdha”, tha Haziri./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.