Mobi Casa

Haziri i ofron partneritet “Lëvizjes Vatra”

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Nga ana jonë nuk do të dëgjoni se ju e keni dëmtuar dikë, por ju ofrojmë partneritet dhe do t’u ndihmojmë në kërkesat tuaja, sikurse ju premtojmë se nuk do të lejojmë që të futet dora në asnjë votë ka thënë Lutfi Haziri në takim me drejtuesit e Vatrës.

“Lëvizjen Vatra” e vizitoi delegacioni i degës së LDK-së së Gjilanit, i kryesuar nga kryetari Lutfi Haziri. Delegacionin e falënderoi dhe i uroi mirëseardhje , kryetari i “Lëvizjes Vatra”, Sejdulla Kadriu.

Ai ndër të tjera tha se formimi i kësaj lëvizje erdhi si kërkesë e organeve tona e posaçërisht si kërkesë e qytetarëve të shumtë të komunës së Gjilanit e më gjerë. “Kalimi në subjekt politik, vetëm sa e ka pasuruar skenën politike të komunës pa dashur absolutisht ta dëmtojmë askënd, ngase ne do të jemi të paanshëm, do të jemi fer në relacion me të gjithë. Ne konsiderojmë se këtu ka vend për të gjithë. Gjilani, Presheva, Bujanoci e Medvegja janë tonat, janë të të gjithëve dhe ne të gjithëve na takon, të punojmë, të angazhohemi që ta zhvillojmë ekonomikisht këtë rajon” ka thënë Kadriu.

Mobi Casa

Ndërkaq, Lutfi Haziri pas urimit për fillimin e punës si subjekt politik si “Lëvizje Vatra”, theksoi se ajo që ju dallon juve nga të tjerët është se ju jeni marrë e do të merreni me një problem më specifik, nëse do të zgjidheshin problemet e Kosovës Lindore siç ka thënë “Vatra” do të ishte shumë më mirë, ngase i keni pasur të artikuluara shumë drejt, të qarta e të drejta kërkesat tuaja në vazhdimësi.

Ai më tej shtoi se, nga ana jonë nuk do të dëgjoni se ju e keni dëmtuar dikë, por ju ofrojmë partneritet dhe do t’u ndihmojmë në kërkesat tuaja, sikurse ju premtojmë se nuk do të lejojmë që të futet dora në asnjë votë.

Fatmir Arifi, sekretari i “Lëvizjes Vatra”, shprehu kënaqësinë për këtë vizitë duke thënë se ne do të kemi një bashkëpunim me ju, sikurse me të gjithë subjektet tjera. “Ne kemi objektiva strategjike si, ekonomike, sociale, integruese e politike të Kosovës Lindore, se sa dalja në zgjedhje lokale, ngase ajo pjesë ka mbetur prapa zhvillimeve të gjithëmbarshme” ka thënë ai thuhet në njoftimin e Ismet Tafilit./rajonipress/