UBT

Haziri i ofron mbështetje grupit “Shtegtarët e Lirë”

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Gjilan – Lutfi Haziri, kryetari i Komunës së Gjilanit, ka pritur sot në një takim përfaqësuesit e grupit “Shtegtarët e Lirë” Ekrem Avdiu, Nazim Ajdini dhe Jahi Mustafa, të cilët do të nisen në këmbë nga Gjilani për në Bruksel.

Udhëtimi me moto “5 milionë hapa për një hap” është simbolikë e sensibilizimit të strukturave europiane për t’u bërë i mundshëm liberalizimi i vizave sa më parë që është e mundshme për qytetarët e Republikës së Kosovës.

“Në rrugën që do të bëjmë do ta bartim çdo flamur të atij shteti. Kërkojmë ndihmën e Komunës sado që të mundeni. Udhëtimi do të zgjas 78 ditë dhe para se të nisemi do të betohemi para Zotit dhe para qytetarëve që do t’ia arrijmë në cak, vetëm shpresojmë që ta kemi shëndetin e mirë”, ka thënë më këtë rast Ekrem Avdiu nëjri nga shtegtarët.

ARKATANA

Nga ana tjetër, kryetari Lutfi Haziri u ka dhënë mbështetje morale e materiale grupit “Shtegtarët e lirë”, duke apeluar poashtu te të gjitha instancat shtetërore dhe nga komuniteti i biznesit që ta mbështesin financiarisht këtë akt të jashtëzakonshëm të këtyre qytetarëve të Gjilanit, për të ndikuar në dhënien e dritës jeshile nga Bashkimi Europian për liberalizimin e vizave të qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Nisja e ‘Shtegtarëve të Lirë” për në Bruksel do të bëhet më 30 prill, ora 9:30 nga Teatrit të Qytetit të Gjilanit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.