ARKATANA

Haziri i ofron bashkëpunim të plotë “Zëri Rinor”

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka pritur sot në një takim pune përfaqësues të organizatës “Zëri Rinor”, të cilëve u ka ofruar mbështetjen e plotë në realizimin e programit të tyre për orientimin e të rinjëve në karrierë, shkollim adekuat dhe njëkohësisht edhe mbështetje në fusha të ndryshme me rëndësi për të rinjtë.

“Puna që bënë kjo organizatë e re në profilizimin e të rinjve në karrierë përmes aktiviteteve kryesisht në shërbim të përgjithshëm për rininë, janë elemente të fuqishme, për çka Komuna e Gjilanit do të jetë mbështetëse e aktiviteteve të tyre në forma të ndryshme. Shtëpia e Rinisë, Teatri, Biblioteka, por edhe hapësira të tjera të Komunës do të jenë në shërbim të aktiviteteve të tyre që janë me interes për rininë në përgjithësi”, ka thënë kryetari Haziri gjatë takimit.

ARKATANA

Përfaqësuesi i organizatës “Zëri Rinor”, Ardit Jaha, e ka falënderuar kryetarin Haziri për pritjen, duke e informuar për realizimin e aktiviteteve të shumta që kanë të bëjnë kryesisht me interesin e përgjithshëm të rinisë e më specifike orientimi në karrierë dhe shkollimi adekuat në hap me kërkesat e tregut të punës./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.