GRANDEMALL

Haziri i ofron bashkëpunim IKAP për përmbushjen e rekomandimeve të KE lidhur me Kornizën e Përbashkët të Vlerësimit

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur në takim pune drejtoreshën e Institutit të Kosovës për Administratë Publike (IKAP), Refike Sulçevsi, me të cilën kanë biseduar për bashkëpunimin e ngushtë në Kornizën e Përbashkët të Vlerësimit (KPV), që është mjet i menaxhimit total të cilësisë që bazohet në Modelin e Ekselencës së Fondacionit Evropian për Menaxhim të Cilësisë brenda institucioneve.

Kryetari Lutfi Haziri ka ofruar bashkëpunimin e plotë të Komunës së Gjilanit për të përmbushur rekomandimin e Komisionit Evropian për shtetet anëtare dhe shteteve që kanë aspirata për anëtarësim, e që ka të bëjë me zbatimin KPV-së në strukturën e administratës publike për shkak të avantazheve të saj.

FIDANISHTJA

“Menaxhimi i cilësisë është pjesë e Reformës së Administratës Publike dhe kërkesë e vazhdueshme për shumë institucione nga Komisioni Evropian” ka thënë nga ana tjetër, Refike Sulçevsi, e cila ka bërë të ditur se do të bëhet trajnimi i punëtorëve të shtetit për Kornizën e Përbashkët të Vlerësimit.

Ajo tha se Korniza e Përbashkët e Vlerësimit është mjet i menaxhimit total të cilësisë që bazohet në Modelin e Ekselencës së Fondacionit Evropian për Menaxhim të Cilësisë.
“Pas disa vështirësive në të kaluarën, IKAP, në bashkërendim me Ministrinë e Administratës Publike, ka vendosur aplikimin e CAF-it në pesë pilot institucione të Kosovës”, ka thënë Sulçevci./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.