UBT

Haziri i konfirmon përfaqësuesve të UN-HABITAT bashkëpunim të mirë

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur në takim një delegacion të UN-HABITAT, e kryesuar nga shefja për Kosovë e projektit të kësaj organizate ndërkombëtare, zonja Gwendoline Mennetrier.

Kryetari Haziri ka pritur përfaqësuesit e UN-HABITAT dhe ka falënderuar për punën që kanë bërë, duke premtuar se bashkëpunimi do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Shefja për Kosovë e projektit të kësaj organizate ndërkombëtare, Gwendoline Mennetrier, ka theksuar se UN-HABITAT ka ndarë donacion prej 150 mijë dollarëve në ndonjë projekt që do t’i plotësonte nevojat e qytetarëve, ndërsa u dakorduan së bashku me kryetarin Haziri se do ta caktojnë prioritetin e investimit ditëve në vijim.

Uji Dea

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri është shprehur se Komuna e Gjilanit do të shkoj me një projekt që do të jetë në përputhje me strategjinë e Komunës së Gjilanit në të mirë të qytetarëve të saj, ndërsa tha se pret edhe ndihmën e Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Kryetari Haziri theksoi nevojën e bashkëpunimit të vazhdueshëm edhe në shumë projekte tjera, duke shpresuar në ndihmën e kësaj organizate me renome ndërkombëtare edhe në të ardhmen./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.