ARKATANA

Haziri i konfirmon mbështetjen e pa rezervë Qendrës për Punë Sociale

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri ka vizituar sot Qendrën për Punë Sociale, ku u njoftua nga drejtori Mursel Zymberi për mbarëvajtjen e punëve, sfidat dhe sukseset.

Me këtë rast, Haziri i ofroi mbështetjen e pa rezervë Zymberi, duke thënë se Komuna e Gjilanit e ka në plan të parë zgjidhjen e problemeve sociale si dhe ato të strehimit dhe banimit.

“Natyra e punës që e bëni e di që është shumë e rëndë, por shpresoj që të gjitha mundësitë tuaja po e bëni më të mirën. Unë kam ardhur që t’ju konfirmoj mbështetjen e vazhdueshme të Komunës së Gjilanit me të gjitha kapacitetet tona, qoftë mbështetje logjistike dhe të tjera dhe bashkërisht t’u dalim në ndihmë qytetarëve në zgjidhjen e problemet”, ka thënë kryetari Haziri.

ARKATANA

Nga ana e tij, ka falënderuar kryetarin Haziri për vizitën, duke e përkthyer si kujdes në zgjidhjen e problemeve sociale që sot ballafaqohen qytetarët tanë.

“Është kënaqësi për ne që e vizitoni këtë Qendër sepse kjo përkthehet me kujdes në ecjen përpara duke e ditur që shërbimet tona janë të lidhura ngushtë me Komunën. Po mundohemi t’i përmbushim nevojat e qytetarëve përkundër kërkesave të mëdha”, tha Zymberi./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.