Fundamenti

Haziri i kënaqur me zhvillimin e kompanive prodhuese në Gjilan, “Trocal” me rezultate të mëdha

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i shoqëruar nga nënkryetari dhe drejtorët komunal, kanë vizituar sot prodhuesin e produkteve të plastikës dhe aluminit “Trocal”, ku kanë përcjellur nga afër prodhimin që bëhet aty dhe eksportin që ky prodhues e bënë në shtetet e BE-së dhe shtetet regjionale.

“Jam duke vizituar prodhuesit e ndryshëm në Komunën e Gjilanit para përfundimit të këtij viti të bereçetshëm. Jemi këtu te Inter Plast “Trocal”, në Gjilan për të parë nga afër rritjen e kapaciteteve prodhuese që bëhen këtu, pastaj investimet që pronari ka bërë dhe plasimin e suksesshëm të produkteve në eksport gjithandej. Gjilani gradualisht po del në terrenin e një qyteti që po zhvillohet dhe po shkon drejtë prodhimit dhe ky fakt më gëzon shumë”, ka thënë kryetari Haziri.

GRANDEMALL

Ai gjithashtu ka potencuar se në ditët e ardhshme do të bëhen vizita në sektorin e përpunimit të ushqimit, që Gjilanin e nxjerr në mesin e Komunave të para me prodhim në Republikën e Kosovës.

Haziri gjithashtu ka thënë se rasti i “Trocal” është për t’u përshëndetur sepse tashmë është permanent një shitës i prodhimeve për shtetet e BE-së dhe siç ka thënë ai, ky është një shembull i mirë se si arrihet të depërtohet në shtetet e zhvilluara përmes kualitetit të produktit. /rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.