ARKATANA

Haziri i jep mbështetje udhëheqjes së re të KVRL-së, kërkon më shumë punë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur në një takim informues udhëheqjen e re të Këshillit të Veprimit Rinor Lokal, të cilëve u ka dhënë mbështetje për punë dhe ka kërkuar angazhim në kuadër të përgjegjësive që kanë për të punuar dhe për të qenë afër rinisë, në mënyrë që zhvillimet rinore të kenë një organizim institucional dhe një adresë të fuqishme zyrtare.

“E urova udhëheqjen e re të KVRL-së me në krye Diellza Selishta, dhe kam kërkuar angazhime konkrete në harmonizim të aktiviteteve rinore dhe aktiviteteve të tjera ku pikëpreket rinia në përgjithësi dhe organizatat joqeveritare të cilat trajtojnë problemet rinore. Komuna e Gjilanit është gjithnjë e gatshme të mbështes aktivitetet dhe nismat që kanë qëllim të përgjithshëm dhe të cilat janë edhe në funksion të një grupi të caktuar sikur që është rinia, në këtë rast e Gjilanit”, ka thënë kryetari Lutfi Haziri.

Mobi Casa

Kryetari Haziri, gjithashtu, ka kërkuar bashkëpunim mes KVRL – së dhe Njësisë për Rini, por në të njëjtën kohë ka kërkuar angazhim dhe bashkëpunim edhe me organizatat tjera jashtë KVRL-së në mënyrë që rinia e Gjilanit të jetë sa më mirë e organizuar dhe sa më afër trajtimit e zgjidhjes së problemeve që i ka kjo grupmoshë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.