UBT

Haziri i jep mbështetje ndërmarrjes publike “Stacioni i Autobusëve”

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka vazhduar vizitat me karakter informues në institucionet e Gjilanit. Kësaj radhe, kryetari Haziri ka vizituar sot ndërmarrjen publike lokale “Stacioni i Autobusëve” në Gjilan, ku është njoftuar nga përfaqësuesit e kësaj kompanie për punën dhe sfidat me të cilat ata po ballafaqohen.

“Ju faleminderit kryetar për vizitën. Kjo vizitë në kompaninë tonë e tregon seriozitetin tuaj si kryetar komune. Ndërmarrja publike lokale “Stacioni i Autobusëve” operon me gjithsejtë 46 operatorë, ndërsa 250 autobusë në ditë hyjnë e dalin nga këtu. Në përgjithësi mirë jemi duke funksionuar, por kemi nevojë për përmirësim. Ka mbetur pezull çështja e definimit sa i përket raporteve të AKP. Pastaj kemi mbi 1 milion euro borxhe të trashëguara ndaj ATK-së. I kemi poashtu 32 konteste gjyqësore, kemi probleme me qiraxhinjtë”, ka thënë kryeshefi Ekzekutiv i kësaj kompanie, Avni Hajrullahu.

ARKATANA

Ndërsa, kryetari Haziri i ka dhënë përkrahje kësaj kompanie në funksionimin e suksesshëm të saj. “Erdha për t’i parë shërbimet në stacionin e autobusëve. Si komunë, duhet t’i identifikojmë problemet dhe nevojat që keni. Si kryetar komune do t’ju ndihmojmë në zgjidhjen e problemeve, për ta pasur më të lehtë funksionimin. Bashkërisht do t’ia dalim drejt suksesit”, ka thënë Haziri./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.