KKVITI

Haziri i jep mbështetje klubit të boksit “Drita”

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, është takuar sot me drejtuesit e klubit të boksit “Drita”, ku u njoftua me aktivitetet, sfidat dhe sukseset e tyre.

Kryetari i klubit të boksit “Drita” Ismet Haziri është shprehur të jetë i entuziazmuar me zgjedhjen e Lutfi Hazirit në krye të Gjilanit, duke shprehur besimin se sektori i sportit do të avancojë shumë në Gjilan.

Ai ka thënë se deri tash kanë pasur shumë vështirësi si klub, ndërsa ka shtuar se edhe përkundër sfidave klubi i ka katër kampion, duke qenë klubi më i suksesshëm.

Eco Higjiena

Ndërsa, kryetari Haziri theksoi se boksi do ta ketë vendin e rëndësishëm në Komunën e Gjilanit, derisa ka thënë se do të mbështes aktivitetet e klubit të boksit “Drita” me të gjitha mundësitë dhe kapacitetet.

“Jam duke e funksionalizuar komunën. Po mundohemi ta vendosim në binarë të shëndoshë. Për mua si kryetar i Komunës boksi do ta ketë vendin e vet të rëndësishëm. Do t’i mbështesim kampionët gjithmonë”, ka thënë me këtë rast kryetari Haziri. /rajonipress/