Uji Dea

Haziri i garanton bashkëpunim të shkëlqyeshëm organizatës “Danida”

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i shoqëruar nga drejtori i Arsimit Nazmi Musa kanë pritur sot në një takim përfaqësues të organizatës daneze “Danida”.

Lars Ranfelt, këshilltar Ndërkombëtar për menaxhim dhe Financa i programit MASHT/DANIDA, është shprehur i lumtur që po e takon kryetarin Haziri, ndërsa ka folur për investimet që kjo organizatë ka bërë në ndërtimin e shkollës bujqësore në Gjilan, ndërsa është në përfundim të mini-fermës në kuadër të kësaj shkolle.

“Jam i lumtur që ju takoj dhe ju uroj për marrjen e pozitës së kryetarit të Komunës së Gjilanit. Unë shpresoj që të vazhdojmë bashkëpunimin të cilin e kemi pasur për pesë vjet. Programi i “Danidas” do të përfundojë në fund të këtij vitit. E kemi prioritet finalizimin e mini-fermës në kuadër të shkollës bujqësore dhe shpresojmë se do të përfundojë brenda disa javësh. Poashtu jemi në procedura të tenderimit të disa pajisjeve për shkollën dhe minifermën”, ka thënë Lars Ranfelt, këshilltar Ndërkombëtar për menaxhim dhe Financa i programit MASHT/DANIDA.

Kryetari Haziri, pasi ka falënderuar për ndihmesën e kësaj organizate daneze në ndërtimin e shkollës bujqësore, ndërsa ka konfirmuar bashkëpunimin e shkëlqyeshëm që do ta kenë edhe në të ardhmen në të mirë të qytetarëve të Gjilanit.

ARKATANA

“Ju falënderoj shumë për vizitën. Unë e di që e keni ndihmuar Komunën e Gjilanit me investime, për të cilën jam shumë falënderues. Ju falënderoj që e keni ndihmuar ndërtimin e shkollës bujqësore nga qeveria juaj. Ne do të vazhdojmë edhe në të ardhmen bashkëpunimin e shkëlqyeshëm sepse e kemi një program bujqësor jashtëzakonisht të mirë dhe së bashku edhe me Komisionin Europian do të bëjmë që ky sektor të përparojë”, ka theksuar kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri.

“E falënderoj qeverinë daneze që na ka bërë të mundshme ta kemi shkollën profesionale bujqësore, në mënyrë që nxënësit të përgatiten në mënyrë teorike dhe praktike. Duke shpresuar në mirëkuptimin tuaj, ne kërkojmë që profesorët ashtu sikur viteve të tjera t’i paguani në formën e 50 përqindëshit, për shkak të gjendjes së rëndë financiare që ndodhet komuna”, është shprehur drejtori i drejtorisë për Arsim në Komunën e Gjilanit, Nazmi Musa.

Përfaqësuesit e “Danidas” kanë pohuar shpresojnë që të investojnë në Gjilan edhe në vitet tjera./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.