FITORJA

Haziri i bën bashkë kryetarët e Anamoravës dhe ministren Bajrami për zhbllokimin e projekteve të mëdha komunitare

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i ka bërë bashkë sot kryetarët e komunave të regjionit të Anamoravës, në takim me ministren e Financave, Hykmete Bajrami.

Kreu i Gjilanit tha se takimi ka qenë jashtëzakonisht i frytshëm, në të cilin u konfirmua angazhimi i ministres Bajrami për zhbllokimin e projekteve të mëdha komunitare.

“Faleminderit ministres Bajrami për vizitën dhe takimin së bashku me kryetarët e regjionit të Anamoravës, lidhur me dëgjimin buxhetor, të cilin po e përballojmë bashkë në kohë pandemie, duke e vlerësuar gjendjen aktuale të të hyrave në buxhetet komunale dhe buxhetin e shtetit, në mënyrë që të jemi të përgatitur që buxheti i vitit 2021 të dalë sa më mirë për komunat e Anamoravës”, tha Haziri.

Kurse, ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, ka konfirmuar se do t’ju qëndrojë afër komunave me të gjitha kapacitetet në zhvillimin e projekteve, meqë, sic tha, pandemia e ka bërë të veten.

GRANDEMALL

“Ishte një takim shumë domethënës me kryetarët e komunave të Anamoravës. Unë e pata rastin të dëgjojë shumë sfida buxhetore, me të cilat përballen komunat, sidomos ato që kanë numër më të vogël të banorëve. Jemi në kohë pandemie dhe kriza e ka pasur efektin e vet dhe jemi përballuar me rënie të të hyrave, ku në disa raste kemi pasur një ulje të buxhetit për projektet kapitale. Ne jemi në në plotësim të ligjit për financat e pushtetit lokal…”, ka thënë Bajrami.

“Biseduam edhe rreth implementimit të projekteve regjionale, sidomos ato që janë të financuara dhe implemetuara nga partnerët ndërkombëtarë. Do të ndërmarrim hapa konkret për të zhbllokuar këto projekte dhe për të ecur sa më shpejtë. Do të angazhohemi intensivisht edhe për ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare, qoftë për furnizim me ujë të pijshëm, qoftë për ujërat e zeza. Do t’ju qëndrojmë sa më afër këtyre komunave”, ka shtuar ministrja Bajrami.

Në këtë takim, kanë marrë pjesë edhe kryetari i Vitisë, Sokol Haliti, kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati, kryetari i Kllokotit, Bozidar Dejanoviç, kryetari i Ranillugut, Vladica Aritonoviq, përfaqësuesi i Komunës së Novobërdes dhe drejtori ekzekutiv i Agjencisë per Zhvillim Rajonal Lindje, Agim Zeka.

Në fund, kryetarët e komunave të Anamoravës, gjatë adresimit para gazetarëve, kanë thënë se janë modeli më i mirë i funksionimit dhe i bashkëpunimit, në të mirë të të gjithë qytetarëve të kësaj zone./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.