Uji Dea

Haziri i bashkohet mesazhit të gjimnazistëve për kursimin e ujit

/ 4 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Dita botërore e ujit, në Gjilan, është shënuar me disa aktivitete, të cilat janë organizuar nga nxënësit e gjimnazit “Zenel Hajdini”. Për nder të kësaj dite dhe me qëllim të përcjelljes së mesazhit për kursimin e ujit, meqenëse Gjilani po përballet seriozisht me këtë problem, ata kanë hapur një ekspozitë para Teatrit të Qytetit.

Mesazh dominues i kësaj ekspozite ishte ai “Një pikë ujë, është një jetë”. Ndërkaq, në fletushka nënvizohet nevoja për kursimin e ujit, pasi konstatohet se 53 për qind e ujit të prodhuar humbet në rrjet.

Për t`i vetëdijesuar qytetarët për rëndësinë që ka kursimi i ujit, nxënësit kanë shpërndarë edhe fletushka, ndërkohë që atyre iu është bashkëngjitur edhe kryetari i Komunës, Lutfi Haziri, së bashku me drejtorin e Arsimit, Nazmi Musa si dhe drejtorin e shkollës, Sami Hoxha.

Haziri e ka vlerësuar të mrekullueshme idenë kreative të gjimnazistëve të Gjilanit për të ndihmuar qytetarët dhe Komunën në kursimin e ujit, që në të vërtetë është kursim i jetës, i të ardhmes tonë.

Ju jeni gjeneratë e madhe që deri më 2070 planifikoni me ruajt ujin, me kursye dhe kjo ide e juaja neve na bën krenarë, ka thënë Haziri. Sot ju keni dëshmuar se rinia e gjimnazit, është pjesë e zgjidhjes së problemeve.

Ai ka thënë se punimet e nxënësve janë një ndihmesë e madhe edhe për grupin për menaxhimin e thatësisë dhe ka premtuar se ato të nxirren në bilborde e sitilajte në qytet, për të ftuar qytetarët për kursim të ujit.

Kryetari Haziri ka përshëndetur idenë e gjimnazit për pavarësim nga ujësjellësi, sikurse edhe idenë e nxënësve të kësaj shkolle për menaxhimin e mbeturinave dhe kam premtuar mbështetje të këtyre nismave.

Haziri tha se edhe ambasadori danez ka konfirmuar se do të vjen në Gjilan, për të filluar këtë program me gjimnazin “Zenel Hajdini”.

UBT

Haziri po ashtu tha se e ka kthyer simbolikën e përfshirjes së të rinjve në udhëheqje dhe vendimmarrje, duke ia lënë në duart e sa për një ditë Komunën nxënëses Emine Haliti, e cila është përzgjedhur nga vetë nxënësit.

“Eminja do të jetë për 24 orë kryetare e Komunës, me të drejtë për vendosje dhe zgjidhje të problemeve, sikurse për 24 orë, dy nxënës tjerë do t`u ushtrojnë edhe detyrat e nënkryetarit dhe kryesuesit të Kuvendit Komunal”, ka thënë Haziri, duke nënvizuar se aktiviteti i sotëm i tyre e bën atë të ndihet krenar që është në krye të qytetarëve të Gjilanit.

Ndërkaq, Sami Hoxha, drejtor i shkollës “Zenel Hajdini” ka thënë se nxënësit e gjimnazit e kanë nxjerrë në letër mesazhin e tyre të zemrës për kursimin e ujit, si këshillë e dobishme për të gjithë qytetarët që e shohin këtë ekspozitë, që në të vërtetë është nevojë për ruajtjen e jetës.

Nxënësja Emine Haliti ka thënë se projekti për trajtimin e mbeturinave sipas shembullit të Danimarkës, të cilin e ka përzgjedhur gjimnazi i Gjilanit, do të jetë një kontribut i madh edhe për Kosovën.

Profesoresha e Artit Figurativ ka thënë se ekspozita e nxënësve përmban 64 punime, ku ftohet për kursimin ujit.

Ndërkohë, në kopshtin e gjimnazit “Zenel Hajdini” është përuruar pusi me ujë, i cili është hapur me kontributin e nxënësve dhe prindërve të tyre.

Të gjitha këto aktivitete të nxënësve të gjimnazit janë realizuar falë mbështetjes së mësimdhënësve Tevide Ahmeti, Magbule Xhemaili e Jeton Rexhepi./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.