Mobi Casa

Haziri: Humbja e një komune nuk duhet të merret si humbje e dekadës

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Personi i dytë më i rëndësishëm në Lidhjen Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, pas vizitës së partisë së tij tek varri i ish-presidentit të ndjerë, Ibrahim Rugova, ka marrë fjalën ku, ndër të tjera, ka folur edhe për humbjen në komunën e Podujevës.

Ai ka thënë se fitimi i komunës së Podujevës nuk duhet të përceptohet nga partia fituese (LVV) as si fitore e dekadës, e as nga LDK si humbje e dekadës, shkruan Gazeta Express.

“Një komunë nuk duhet të merret as si sukses i dekadës, as si humbja e dekadës. Është mësim i mirë për t’u nxjerrë, për t’u përgatitur në procese të mëdha”, ka deklaruar ai.

FIDANISHTJA

Kryetari i Komunës së Gjilanit, tutje, ka folur edhe me filozofinë rugoviane, duke e sqaruar një koncept të tillë.

“Filozofia e Rugovës duhet kuptuar nga të gjithë ata që LDK i bart. Ne nuk jemi fanatik politik, as nuk jemi militant politik. P.sh rugovizëm është kur një sukses të bën më të përgjegjshëm sesa arrogant, sikurse shohim në partitë e tjera”, ka thënë ai.

“Ta zhvillojmë demokracinë që është shtyllë, e cila për Ibrahim Rugovën dhe LDK’në, është e vlefshme për pavarësinë e Kosovës. LDK’ja do të ecë pa u ndalë, sepse është parti që nuk ka as zgjidhje as zgjedhje pa të. LDK ka qenë themelues të Republikës së Kosovës, kjo e fundit është kompromis i kohës për të zgjidhur të drejtat në Ballkan. Ne kemi ditur të ecim prapa Rugovës. Por, sot e asaj dite, ne kemi dhimbje nga humbja e presidentit Rugova”. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.