Fundamenti

Haziri: Hovenier foli për Asociacionin për t’ia hequr popullit frikën që Kurti e mbolli

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka komentuar deklaratat e dhëna së fundmi nga ambasadori amerikan, Jeff Hovenier, rreth formimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Haziri ka thënë se ambasadori ka përçuar mesazh te populli i Kosovës, me qëllim të largimit të frikës nga “Zajednica” që Albin Kurti “e mbolli si opozitar”.

“Po debatohet e analizohet se kujt ia adresoi mesazhin ambasadori amerikan, shkëlqesia e tij, Hovennier. Shumë e drejtë, por mesazhi është për popullin e Kosovës, për t’ia larguar frikën nga Zajednica që e mbolli vetë Albin Kurti opozitar! Albini u ba Kryeministër, por frikën që e mbolli, nuk e largoi. Përkundrazi!”, ka shkruar ai në Facebook.

ARKATANA

Për Asociacionin Hovenier është deklaruar të enjten në konferencë për media në Prishtinë, ku ka thënë se draft-statuti i prezantuar nga Bashkimi Evropian është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.

Ai po ashtu ka deklaruar se fjalën e fundit për këtë draft duhet ta japë Gjykata Kushtetuese e Kosovës. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.