Haziri, Hoti e Bunjaku inspektojnë garat komunale për mendimin kritik dhe kreativitetin

Gjilan – Kryetari i Komunës, Lutfi Haziri, koordinatori nacional për kulturë, rini dhe sport, Rexhep Hoti dhe zëvendësministrja e Kulturës, Leonora Morina Bunjaku, kanë inspektuar sot garat komunale për mendimin kritik dhe kreativitetin të cilat po mbahen në gjimnazin natyror “Xhavit Ahmeti” në të gjitha programet lëndore.

“E falënderoj në veçanti z. Hoti për arritjen e një qëllimi që fëmijët, jo vetëm të lëvizin në gjithëpërfshirje, por që të hyjnë në një konkurrencë mes tyre, duke zbuluar talent dhe duke krijuar korridore për orientime profesionale në të ardhmen. Edhe në debatet në mes tyre shihet që ka filluar të ndërtohet një gjeneratë e jashtëzakonshme në Republikën dhe qytetin tonë”, tha kryetari Haziri, pas vizitës.

Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport, Rexhep Hoti, e ka falënderuar kryetarin Haziri, për të cilin tha se e ka mbështetur këtë projekt të rëndësishëm.

“Kosova po dëshmon që e ka një program nacional që e ka mbështetjen e të gjitha partive politike dhe kjo është e bukura e programit sepse po bëhet për 340 mijë fëmijët e Republikës, për kreativitet dhe mendim kritik. Për herë të parë nxënësi ka mundësi të barabarta dhe për herë të parë aktivizohen të gjithë nxënësit e Republikës së Kosovës, nëpër të gjitha klasët”, ka nënvizuar Hoti.
Kurse, zëvendësministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Leonora Morina Bunjaku, tha se për herë të parë nxënësi e ka rastin të bëhet kryevepër e një programi.

“Patëm nderin dhe kënaqësinë që për së afërmi të takohemi me nxënësit në garat komunale për mendimin kritik dhe kreativitetin kulturor. I përgëzojmë të gjithë nxënësit e Gjilanit dhe të Republikës. Është një frymë garuese dhe një gjallëri në të gjitha shkollat. Për herë të parë nxënësi e ka rastin të bëhet kryevepër e një programi i cili e ngritë cilësinë në arsim dhe shton kreativitetin në shkolla”, tha Morina Bunjaku. /rajonipress/

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS

Vërejtje!

RajoniPress.com nuk do të botojë shkrime që nuk i përmbushin kriteret dhe standardet profesionale të gazetarisë bashkëkohore. Nuk do të ketë për askënd mbyllje apo censurë, por jemi të fokusuar që në këtë agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni të plotësojnë kriteret profesionale. Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet të shkelin parimet etike (gjuhën e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e çfarëdoshme).