FITORJA

Haziri: Hijet e jabanxhinjtë do të mbesin pa asnjë votë më 1 dhjetor

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Lutfi Haziri kandidat për kryetar komune nga radhët e LDK-së në një takim që ka pasur me strukturat e LDK-së në teatrin e qytetit tha se Gjilani më nuk është as jetim as i përbuzur sepse në këtë qytet është kthyer Rugovizmi. Ne do të punojmë shumë që më 1 dhjetor hijet e zeza dhe jabanxhinjtë të mbesin pa asnjë votë.

“Më 1 dhjetor do t`i largojmë përfundimisht nga pushteti hajnat e vadat që i mbolli për këto vite pushteti në ikje”. Kështu tha Lutfi Haziri të shtunën në një takim me strukturat e LDK-së raporton rajonipress.

Haziri tha se fitorja e LDK-së i ka gëzuar të gjithë qytetarët e Gjilanit pa dallim moshe e gjinie.”Ju jeni ata që ia keni kthyer dinjitetin dhe krenarin Gjilanit. Ju struktura e aktivist të devotshëm të LDK-së jeni ata që e bëtë këtë qytet me nder duke e rikthyer besimin e humbur. Dhe ky besim në LDK do të mbetet i shenjtë sepse mbi 20 mija qytetar e kanë votuar LDK dhe realisht sot të gjithë janë fitues “ tha Haziri.

Haziri tha se ata që nuk ju gëzuan këtij rezultati të LDK-së më 3 nëntor ishin hijet e zeza që hynë skutave, por së fundit sërish kanë que krye dhe po vijnë me bodiguard e po kërkojnë vota, duke fyer e shantazhuar. “Kjo pjellë politike që u ndëshkua nga gjilanasit u kthye bumerang sepse LDK e bëri Gjilanin me dritë. Kemi ecur në çdo fshat e lagje të Gjilanit sepse ne nuk bëjmë dallime meqë për LDK vlerë ka njeriu”.

GRANDEMALL

Haziri tha se duke parë këto idiotizma që po vijnë nga qendra jam i sigurt se Qeveria do të humb në zgjedhjet e përgjithshme dhe ajo më nuk do të jetë e PDK-së.”Gjilani më nuk është jetim , as i përbuzur, as i anashkaluar, as i nënshtruar sepse në Gjilan është rikthyer Rugovizmi dhe ushtarët e Ibrahim Rugovës. Mos harroni se në Gjilan pas 10 viteve është kthyer simboli i dy gishtave dhe ky simbol ka ekzistuar tek çdo fëmijë, qytetar, familjar nënë e grua që ka rezistuar ndaj serbëve”.

Haziri tha se me LDK qytetari i Gjilanit do të ketë vlerë dhe qytetari do të jetë zotni. “PDK humbi sepse për këto vite qytetarin e bëri shërbëtor, e keqpërdori skajshmërisht. Edhe tani me këto hije të zeza dhe me këta jabanxhinj që po sillen çdo ditë do të humbin edhe më keq më 1 dhjetor. Do të humbin aq keq sa do i lëmë pa asnjë vote” tha Haziri sepse sipas tij funksionarët nuk e shpëtojnë partinë, por qytetarët.

Haziri tha se LDK ka ndërtuar koalicion me qytetarët ndërsa po punon që të largojë së pari vadat, pastaj hajnat nga pushteti./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.