Fundamenti

Haziri: Hetem Arifin do ta kujtojmë përgjithmonë si njeriun i cili na mësoi të mos i durojmë padrejtësitë e kohës

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes Arifi me rastin e ndarjes nga jeta të veteranit të arsimit dhe veprimtarit të çështjes kombëtare, Hetem Arifi.

Në këtë telegram, kreu i Gjilanit e ka vlerësuar lartë figurën e Arifit për arsimin shqip, ndërkaq ka thënë se ai na mësoi se si të mos i durojmë padrejtësitë e kohës.

“E nderuara familje Arifi,

Me pikëllim të thellë e mora lajmin për ndarjen nga jeta të veteranit e arsimit dhe veprimtarit të çështjes kombëtare, Hetem Arifi.

Mësuesi Hetem, qysh në rininë e hershme nuk u pajtua asnjëherë me padrejtësitë e kohës, për çka edhe u burgos si i papërshtatshëm për regjimin.

UBT

Përveç tjerash, ai na mësoi se si të mos i durojmë padrejtësitë e kohës.

Mësuesi Hetem Arifi nuk jeton më, por do ta kujtojmë për sa të jetë jeta për kontributin e jashtëzakonshëm në arsim, në edukimin e shumë brezave, kontributin në manifestimin “Flaka e Janarit” gjatë viteve të rënda për shqiptarët, në sferën e teatrit, sikurse edhe për lëminë letërsisë dhe kulturës.

Jam krenar që në 7 marsin e vitit 2016 e kam nderuar me mirënjohje për kontributin e jashtëzakonshëm në shumë fusha.

Ju lutem, pranoni ngushëllimet më të sinqerta ju, familje e nderuar, kolegët e shkollës “Abaz Ajeti” dhe nxënësit.

Lamtumirë, miku im!”, thuhet në telegram./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.