GRANDEMALL

Haziri: Heronjtë e vegjël dëshmojnë se si duhet të kujdesemi për njerëzit në nevojë

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Nxënësit e shkollës fillore “Abaz Ajeti” në Gjilan kanë ndërmarrë një iniciativë të emërtuar “Duart e Vogla Ndihmojnë” për të mbledhur të holla për ndihmë për familjet në nevojë.

Këta fëmijë i ka takuar sot kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i cili ka thënë se ky është shembulli më i mirë se si duhet të kujdesemi për njerëzit që kanë nevojë.

“Kjo iniciativë e “Duart të vogla Ndihmojnë”, e ndihmës së vogël por me zemër të madhe, bënë që këta fëmijë të tregojnë zemërgjerësinë dhe zemërbardhësinë e gjilanasve. Duke qenë qytetarë të dinjitetshëm dhe qytetarë solidar, këta fëmijë janë shembulli më i mirë se si ndihmohet në prag të festave dhe të gjithë ata që sot kanë nevojë ta kenë dhomën e ngrohtë, sofrën plot dhe të kenë mundësi të barabarta. Ky është mesazh për të gjithë neve përgjegjësit, për të gjithë qytetarët dhe në kuadër të këtij solidariteti është shembulli më i mirë që heronjtë e vegjël të Gjilanit, në mënyrën me të mirë, e dëshmojnë se si duhet të kujdesemi për njerëzit tanë”, tha kryetari Haziri.

ARKATANA

Kryetari i Gjilanit ka konfirmuar Komuna nesër do të shpërndajë 200 pako ushqimore për familje, për t’ua lehtësuar nevojat dhe kërkesat e tyre.

“Ne e kemi programin e festave, ku nesër do të shpërndahen 200 pako ushqimore për familjet në nevojë, por këto janë zgjidhje të përkohshme. Përkundër që ne programin e dimërimit e kemi program të rregullt buxhetor, ne gjatë gjithë vitit jemi munduar që familjeve me nevojë t’iu qëndrojmë afër dhe tash do të fillojmë edhe ndërtimin e programit për rehabilitimin e shtëpive dhe banimit social dhe zgjidhjen e këtyre probleme për banim që ne iu kemi dhënë qasje në këtë fazë”, shtoi Haiziri.

Nga ana e saj, Lumnije Ibrahimi – Beqiri, mësimdhënëse dhe shoqëruese e këtyre nxënësve, ka theksuar se iniciativa është ndërmarrë që të ndihmojnë skamnorët, duke shtuar se synojnë që këtë ta përcjellim gjeneratë pas gjenerate dhe të mbjellim dashuri që këta fëmijë në të ardhmen t’i ndihmojnë njerëzit që kanë nevojë./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.