Mobi Casa

Haziri: Haradinaj e ka kuptuar situatën, PDK të rrëzon vetëm kur hesht

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kryetari i Gjilanit dhe nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka thënë se PDK-ja të rrëzon vetëm kur heshtë e jo kur kërcënon publikisht.

Haziri, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se Haradinaj po e vlerëson drejtë situatën brenda koalicionit qeverisës.

“Sa herë që PDK-ja kërcënon publikisht, dije që i ke punët mirë. Nuk ndodh asgjë. I kemi tri zona nga PDK që po bëjnë ftesa publike ndaj Haradinajt. Kryeministri e di që është nata më e qetë dhe më e mirë e tij”.

Nënkryetari i LDK-së, ka thënë se PDK është e vetmja parti e izoluar në Kosovë që më askush nuk ka besim te ta.

Eco Higjiena

“Te PDK-ja asnjë parti e opozitës nuk ka besim, e asnjë parti që është në Qeveri nuk ka besim. Askush më nuk ju beson”.

Kryetari i Gjilanit i është përgjigjur edhe zëvendëskryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj, për një përfshirje të mundshme të LDK-së në bisedime. Ai ka thënë se PDK është dashur të mendohet mirë para dy viteve kur ka marrë vendim për rrëzimin e Isa Mustafës.

“Hoxhaj ndoshta e ka një të drejtë morale për të folur pasi ai dhe zoti Kuçi kanë qenë kundër prishjes së koalicionit me LDK-në. Por tash është vonë, PDK vetëm mund ta ëndërrojë koalicionin me LDK-në”, tha ndër të tjera Lutfi Haziri./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.