FITORJA

Haziri: Hapja e pikës Stanqiq-Bellanoc është realizim i ëndrrës së përbashkët për afrim me njëri tjetrin

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – “Kjo ditë në Karadak do të quhet si dita që e realizon ëndrrën tonë të përbashkët për qarkullim të lirë dhe për afrim me njëri-tjetrin”.

Kështu ka deklaruar kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, në ceremoninë e hapjes së pikës kufitare Stanqiq-Bellanoc, e cila e lidh Kosovën me Maqedoninë e Veriut.

Ai ka falënderuar të gjithë ata që kanë kontribuar për këtë projekt madhështor, për të cilin tha se kanë punuar shumë që nga paslufta për të ardhur deri në këtë akt.

Fundamenti

“Vendkalimi do të shkurtojë jashtëzakonisht shumë distancën e qarkullimit të lirë të njerëzve, e pas gjashtë muajve, edhe qarkullimin e lirë të mallrave. Ky trekëndësh kufitar, në majën e zezë, i ka bashkuar historikisht njerëzit e mirë të Malësisë së Karadakut. Por, ka qenë e pa imagjinueshme kjo ditë e bardhë, e cila ne jep mundësi që, jo vetëm për 30 minuta të shkojmë në Kumanovë dhe në korridorin e dhjetë ndërkombëtar, por tashmë Gjilani, Likova e Kumanova dhe komunat tjera deri në Krivapalanka, janë përfshirë në kuadër të projekteve të bashkëpunimit ndërkufitar, të IPA 2. Urime, në veçanti, Karadakut”, ka shtuar kreu i Gjilanit.

Ai pohoi se do të vazhdojnë t’i rrisin kapacitetet e bashkëpunimit mes komunave të Anamoravës dhe komunave të Maqedonisë së Veriut, në të mirë të farmerëve, zejtarëve e të rinjve.

Në fund, kryetari i Gjilanit ka shfaqur besimin që në një të ardhme të afërt të nis realizimi i projektit Llojan-Miratoc, i cili do ta lehtësojë trekëndëshin kufitar./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.