GRANDEMALL

Haziri: Hapja e fabrikës “Vitex” do të ndikoj direkt në zhvillimin ekonomik të regjionit të Gjilanit

/ 1 minutë lexim
FITORJA

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit dhe kandidat edhe për një mandat qeverisës, Lutfi Haziri, ka marrë pjesë sot në ceremoninë e hapjes së kompanisë “Vinex” në Viti, e cila merret me prodhimin e tekstilit, kryesisht pantollona.

“178 punëtorët këtu janë me fat që kanë gjetur punë në këtë fabrikë. Jemi të lumtur që kemi këso ndërmarrës që kanë arritur të sjellin investitorë nga Gjermania dhe ta eksportojnë mallin në Europë. Definitivisht, heronjtë e ditëve të sotme janë ata që krijojnë vende pune dhe në këtë mënyrë t’i mbajnë familjet e tyre”, ka thënë kryetari Haziri.

Haziri ka thënë se kjo fabrikë do të ndikoj direkt në zhvillimin e ekonomik të regjionit të Gjilanit.

Mobi Casa

Bashkëpronarët e fabrikës “Vinex”, Haqif Ibrahimi, Halil Rexhepi, Idriz Ibrahimi, e kanë falënderuar kryetarin Haziri për përkrahjen e madhe që i ka dhënë këtij biznesi.

Ndryshe, investitor në këtë fabrikë është, Horst Wegener nga Gjermania. /rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.