FIDANISHTJA

Haziri: Hapja e fabrikës kanadeze Nutrivida Nutrients, është risi në sektorin ekonomik dhe bujqësor në Gjilan

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Në Gjilan është përuruar ndërmarrja “Nutrivida Nutrients”, e cila është fabrikë Kanadeze e plehrave artificial e licencuar në Kosovë, e para dhe e vetmja e këtij lloji në Ballkan. Në këtë eveniment ishin të pranishëm edhe kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ambasadori i Kanadasë në Kroaci, Daniel Maksymiuk, deputetë dhe pjesëmarrës nga niveli lokal.

Në fjalën e tij kryetari Haziri ka thënë se është një fabrikë e re me një lëmi të re, por me shumë vlerë në sektorin e bujqësisë dhe në zhvillimin e qëndrueshëm të këtij sektori.
“Kjo është një risi në sektorin e zhvillimit ekonomik dhe bujqësor. Produktet e Nutrividës do të jenë të nevojshme për çdo familje bujqësore në Gjilan dhe qytetet tjera të Kosovës, sepse është një ushqim në bazë organike dhe eliminon plehrat artificiale që kanë qenë me kemikate të rrezikshme dhe do të ushqej bimën dhe tokën për një produktivitet cilësor. Gjilani menjëherë pas luftës ka marrë mbështetje të shtetit të Kanadës, fillimisht në arsim e konkretisht në Fakultetin e Edukimit, ndërsa pas 20 vjetësh ky interesim po zgjerohet me investime konkrete në sektorin e prodhimit dhe qëndrueshmërisë në bujqësi, për çka Gjilani sot ka nevojë më së shumti”, ka thënë mes tjerash kryetari Haziri.

Kurse në fjalën e tij, ambasadori i Kanadasë në Kroaci, Daniel Maksymiuk, ka potencuar se që nga lënda e parë e deri te produktet finale, Nutrivida është e para me këto produkte në Kosovë.

Eco Higjiena

Ambasadori gjithashtu ka potencuar se që nga dogana, licencimet e ndryshme, lënda e parë, brendingu etj., janë risi në Kosovë. Ky rast është një hap tutje në marrëdhëniet mes Kosovës dhe Kanadasë.

Ai tha se duhet të ketë këmbëngulësi më të madhe që Kosova të ecë përpara në fushën e zhvillimit ekonomik dhe prodhimit në veçanti.

Ndërsa, pronari i fabrikës Alban Murati ka përshëndetur të pranishmit dhe është zotuar që kjo fabrikë do të jetë gjithnjë në zhvillim dhe inovacione në sektorin e bujqësisë në formatin e punës dhe eksperiencës kanadeze./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.