Mobi Casa

Haziri: Gradualisht po e nxjerrim Gjilanin nga lloçi dhe vadat

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Gjilan – Ashtu siç kishte premtuar në fushatën elektorale, kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri po e nxjerr gradualisht Gjilanin nga lloçi dhe vadat.

Dëshmi për këtë janë punët e mëdha infrastrukturore që po realizohen gjithandej Komunës së Gjilanit, në qytet e fshatra, e veçanërisht në rregullimin e shtratit të lumit “Baja”, në lagjen “Dheu i Bardhë”.

Kryetari Lutfi Haziri, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët komunal, ka vizituar sot punimet në rregullimin e shtratit të lumit “Baja”, ndërsa është shprehur se pas përfundimit të këtij projekti banorët e kësaj lagjeje nuk do të vuajnë më nga vërshimet pas të reshurave atmosferike.

“Premtimi im publik për realizimin e katërshes së madhe të prioriteteve infrastrukturore është duke u zbatuar në praktikë. Ashtu siç kam thënë, gradualisht po e nxjerrim Gjilanin nga lloçi dhe vadat. Jam shumë i kënaqur me dinamikën dhe cilësinë e punimeve në projektin e lumit “Baja”, ku pas përfundimit qytetarët e kësaj ane do jetojnë dinjitetshëm dhe nuk do të rrezikohen nga vërshimet. Me këtë logjikë të përmirësimit të cilësisë së jetës së qytetarëve tanë do të vazhdojmë gjatë mandatit qeverisës”, ka thënë kryetari Haziri.

Eco Higjiena

Të gëzuar për realizimin e këtij projekti janë shprehur banorët që jetojnë afër lumit “Baja”, të cilët e falënderuan kryetarin Lutfi Haziri që njëherë e përgjithmonë e ka eliminuar problemin e madh të vërshimeve në këtë pjesë të qytetit.

Ky projekt ka një gjatësi prej 480 metrash, që nis prej rrugës “Abdullah Presheva” për të vazhduar deri tek burimi i lumit “Baja”.

Pasi të përfundohet kanalizimi atmosferik dhe mbulimi i tij, do të shtrohen kubëza të betonit, ku do të mund të shfrytëzohet si shëtitore nga qytetarët./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.