Eko Higjiena

Haziri godet Sveçlën, e quan frikacak

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka folur për rastin e vdekjes së studentit kosovar, Agon Musliu, në Qendrën e Studentëve, dy ditë pasi ishte kthyer nga Gjermania.

Haziri ka komentuar deklaratat e ministrave nga VV, Glauk Konjufca e Xhelal Sveçla, të cilët kanë thënë se thënë se kthimi i tij është bërë me intervenim të Hazirit, e madje janë shprehur se i riu mbase nuk do të duhej të kthehej fare në Kosovë gjatë kësaj periudhe.

Haziri ka akuzuar institucionet se karantinimi i Agonit është bërë në mënyrë jo të duhur, derisa ka thënë se nga karantina janë liruar njerëz të afërt me VV-në.

“Karantinimi i tij, mënyra se si e kanë vendosë prej aeroportit në karantinë, pse nuk e kanë leju babën e tij me e kontaktu dhe me e shpjegu rastin. Gjithçka iu bie në përgjegjësi atyre që mirren me këto punë. Tendenca me e politizua në fund duke ba me gisht për fajtorë tjetër, është me i mshefë përgjegjësitë e tyre sepse shpirtin e pafajshëm të Agonit e kanë shpatullu ata”, u shpreh ai për Reporterin.

Eco Higjiena

“Unë nuk kam përmendë asnjëherë emër, as nuk ndaj e as delegoj përgjegjësi. Hetimet kanë me e dëshmu, por përgjegjësia është në ta dhe përgjegjësinë duhet ta bartin ata. Ju ka ra deliri i pushtetit në tru, për 100 ditë qeverisje po flejnë me kravata dhe po rrinë para pasqyreve natë e ditë, kanë harru që këta njerëz kanë nevojë për punë. Duke u kujdesë shumë dhe duke fjetë me kravata e duke nejtë para pasqyreve kanë harru që të gjithë njerëzit nuk e meritojnë me shku në karantinë për shkak të gjendjes shëndetësore. Shumë njerëz tjerë që i kanë liru prej karantinës u dashtë me qëndru aty, që iu kanë leju me vendime të neuropsikiatrave, kolektivisht duke gjetë formë me i largu nga aty, ky është problem i tyre po ju kisha lutë mos me politizu”, ka thënë Haziri.

Ai e ka quajtur ushtruesin e detyrës së ministrit të Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla frikacak, që fshihet pas përgjegjësisë.

“Zotëri Sveçla është frikacak në ushtrimin e detyrave, mshefet mas problemit dhe mundohet tu ndjellë ndjekje të tjerëve, mundohet me i arsyetu lëshimet e tij”, ka thënë Haziri.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.