Eko Higjiena

Haziri godet Qeverinë: Jeni paraqitur burra të mëdhenj, tash s’po mund të merrni as vendime të vogla

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri në emisionin “Zyra e Ankesave”, në RTV Dukagjini ka thënë se dialogu Kosovë- Serbi nuk i ka arritur objektivat e veta.

Sipas tij, dialogu Kosovë-Serbi përbën një proces jashtëzakonisht kritik.

Haziri tha se Serbia po realizon një ofensivë diplomatike kundër Kosovës, ku qëllimi i vetëm sipas tij është shpërbërja e Republikës së Kosovës.

Hidromorava

“Platforma serbe të vetmin qëllim e ka shpërbërjen e Republikës së Kosovës, sepse për ta është e padurueshme Republika e dytë shqipfolëse në Ballkan”, ka thënë ai.

Nënkryetari i LDK-së, Haziri po ashtu foli edhe për procesin e qeverisjes në vend ku tha se krerët shtetërorë janë paraqit si burra të mëdhenj të vendime të rënda.

“Kjo qeveri ka problem me shumicë parlamentare, pasi ka mbet pakicë parlamentare. Është për gjynah me thënë të drejtën, janë paraqit si burra të mëdhenj të vendimeve të rënda dhe tash si duket janë shtrirë për toke dhe nuk po munden vendimet e vogla t’i realizojnë”, u shpreh Haziri, duke shtuar se Kuvendi i Kosovës është duke shkuar drejt një ngërçi politik. “Edhe ashtu Kuvendi është çorodit politikisht”, tha ai. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.