RCCOLA

Haziri: Gjykata Themelore e Gjilanit përmbyll me sukses vitin 2015

/ 3 minuta lexim

Gjilan – Gjykata Themelore e Gjilanit ka përmbyllur vitin 2015 me sukses në zgjidhjen e numrit të lëndëve. Në konferencën e mbajtur të mërkurën për fundvit me gazetarë, kryetari i Gjykatës, Zyhdi Haziri ka shpalosur në detaje raportin për vitin 2015, duke theksuar se edhe këtë vit ka vazhduar trendi pozitiv i zgjidhjes së lëndëve dhe zvogëlimit të numrit të lëndëve të grumbulluara për vite të tëra.

“Ne kemi vazhduar edhe këtë vit me zgjidh lëndë më shumë se sa që janë pranuar në Gjykatën tonë dhe ky është një sukses i padiskutueshëm. Gjithashtu i kemi dhënë prioritet zgjidhjes së lëndëve të natyrës së korrupsionit dhe të gjitha lëndët që janë të kësaj natyre janë të treguara dhe në javët apo muajt në vazhdim pritet të marrin Aktgjykimin meritor”, ka thënë Haziri.

Nga të dhënat del së në Departamentin e Krimeve të Rënda janë pranuar 204 lëndë, ndërsa janë kryer brenda një viti 309 lëndë.

Në Departamentin për të Mitur janë pranuar 173 lëndë, ndërsa janë kryer 168 lëndë.

Në Departamentin e Përgjithshëm – Divizioni Penal janë pranuar 1.263 lëndë, kurse janë kryer 1.687 lëndë.

Në Departamentin e Përgjithshëm – Divizioni Civil janë pranuar 891 lëndë, ndërsa janë kryer 1.088 lëndë.

Në Departamentin e Përgjithshëm – Divizioni Kundërvajtës janë pranuar brenda një viti 21.355 lëndë, ndërsa janë kryer 20.350 lëndë.

Uji Dea

Lëndë të ekzekutimeve me burg janë pranuar 275, ndërsa janë kryer 227 lëndë.

Lëndë ekzekutime me gjoba janë pranuar 713 lëndë, ndërsa janë kryer 1.340.

Lëndë ekzekutime civile janë pranuar 981 lëndë, ndërsa janë kryer 2.590 lëndë.

Lëndë ekzekutime në kundërvajtje janë pranuar 6.600, ndërsa janë ekzekutuar 8.023 lëndë.

Nga kjo del se lëndë të pranuara në Gjykatën Themelore të Gjilanit janë 32.773 lëndë, ndërsa të kryera 35.864 lëndë, që do të thotë 3.089 lëndë më shumë janë kryer se sa që janë pranuar brenda një viti.

Ndërkohë numri i përgjithshëm i lëndëve të pranuara në Gjykatën Themelore të Gjilanit, së bashku me Degët e saja në Viti, Kamenicë dhe Novobërdë kap shifrën 60.494 lëndë, ndërsa të kryera janë 66.061, që do të thotë 5.567 lëndë janë kryer më shumë brenda vitit 2015.

Të hyrat e Gjykatës të mbledhura nga taksat dhe dënimet kapin shifrën prej 1.356.786,42 Euro./rajonipress/