UBT

Haziri: Gjilanin do ta bëjmë qytet universitar

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Gjilanin synojmë ta bëjmë qytet të studentëve. Po punojmë për ta zhvendosur Universitetin “Kadri Zeka” në kazermën e FSK-së si dhe në realizimin e kampusit universitarë. Si Komunë, ju siguroj mbështetje absolute dhe bashkëpunim të mirë. Punoni duke investuar në vete në nxënien e dijes si dhe në ndihmë për përfaqësim sa më të mirë për studentët, ka thënë Lutfi Haziri.

Kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri ka pritur sot përfaqësuesit e organizatës studentore Unioni i Studentëve Pro Europian (USPE), e cila aktivitetin e saj e ka shtrirë në Universitetin “Kadri Zeka”, në atë “Hasan Prishtina” si dhe në Prizren e Pejë.

Haziri u njoftua nga të pranishmit me sfidat, problemet dhe sukseset e tyre në funksion për të mbrojtur dhe avancuar të drejtat e studentëve në universitetet kosovare.

Kreu i Gjilanit i siguroi përfaqësuesve të Unionit të Studentëve Pro Europian bashkëpunim të mirë dhe ndihmë të pakursyeshme për studentët, të cilët janë e ardhmja e shoqërisë sonë.

Hidromorava

“Gjilanin synojmë ta bëjmë qytet të studentëve. Po punojmë për ta zhvendosur Universitetin “Kadri Zeka” në kazermën e FSK-së si dhe në realizimin e kampusit universitarë. Si Komunë, ju siguroj mbështetje absolute dhe bashkëpunim të mirë. Punoni duke investuar në vete në nxënien e dijes si dhe në ndihmë për përfaqësim sa më të mirë për studentët”, ka thënë kryetari Haziri.

Ndërsa, kryetari i organizatës studentore USPE Selim Daku ka falënderuar kryetarin Haziri për pritjen dhe mbështetjen e ofruar nga Komuna e Gjilanit.

Ai tha se tashmë USPE ka është organizata më e madhe studentore e konfirmuar pas zgjedhjeve, për të shtuar se vazhdimisht kanë promovuar vullnetarizmin që është shumë e rëndësishme në shoqëri, për të vazhduar me planet e ardhshme për të organizuar debate, tryeza, diskutime e simpoziume të ndryshme./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.