Hidromorava

Haziri: Gjilani po bëhet me rrugë europiane

/ 1 minutë lexim

Gjilan – Banorët e Rrugës së Spitalit dhe ata të rrugës Idriz Seferi deri në Livoç të Ulët, për herë të parë u bënë me rrugë europiane, me trotuar, rrjet të ri të ujësjellësit, kanalizim të ujërave atmosferik dhe ndriçim publik ka shkruar Lutfi Haziri.

Hidromorava

Ndezja e dritave sonte është simbolika e largimit të territ, jo vetëm nga këto lagje, por edhe nga politika e Kosovës. Ky është projekt i Komunës së Gjilanit i cili është iniciuar dhe ka nisur ndërtimin dy vite më parë. Nuk jam ithtar me dalë me inaugurua projekte pa u përfundua komplet sepse kjo rrugë do të shtrihet deri tek Xhamia e Madhe. Faleminderit qytetarëve të këtyre lagjeve për mbështetje dhe u kërkojmë ndjesë që pas 60 vitesh po e kryejmë këtë detyre qytetare ka shkruar Lutfi Haziri./rajonipress/