Uji Dea

Haziri: Gjilani nuk mund ta durojë këtë keqqeverisje

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Koha e ndryshimit po afrohet. Plani qeverisës dhe përfshirja e qytetarëve në hartimin e programit të LDK-së e bënë të besueshëm , por edhe të zbatueshëm. Gjilani nuk mundë ta duron këtë keqqeverisje e abuzimin me Ligjin e fondet publike. Koalicioni me qytetarët do ta ndryshoj për të mirë komunën tonë ka thënë Lutfi Haziri.

Është mbajtur takimi me kryetarët e nëndegëve dhe strukturave të LDK-së për Gjilan nën kryesimin e kryetarit Lutfi Haziri i cili kërkoi nga kryetarët e nëndegëve, që të fillojnë prezantimin e planit qeverisës 4 vjeçar, organizimin e takimeve me qytetarët për të filluar debatin mbi qeverisjen e ardhshme në Gjilan.

Të gjithë kryetarët e nëndegëve dhe kryetarët e komisioneve profesionale i paraqitën kryetarit Haziri, kërkesat që janë duke u bërë rreth hartimit të planit zhvillimor qeverisës për politikat komunale.

RCCOLA

Sipas kryetarit Haziri, plani qeverisës duhet të jetë shumë profesional dhe i realizueshëm gjithmonë në të mirën e qytetarëve gjilanas.

“Koha e ndryshimit po afrohet. Plani qeverisës dhe përfshirja e qytetarëve në hartimin e programit të LDK-së e bënë të besueshëm , por edhe të zbatueshëm. Gjilani nuk mundë ta duron këtë keqqeverisje e abuzimin me Ligjin e fondet publike. Koalicioni me qytetarët do ta ndryshoj për të mirë komunën tonë” ka thënë Haziri./rajonipress/