Eko Higjiena

Haziri : Gjilani nuk është i kontaminuar- do të reagojmë si opozitë më 3 nëntor

/ 3 minuta lexim

Gjilan – Isa Musfafa lider i LDK-së të martën në një tubim parazgjedhor me Forumin e Gruas së LDK-së tha se qeveria e ardhshme e LDK-së do të kujdeset që femra të ketë shkollim falas. Lutfi Haziri ndërkaq tha se Gjilani është trajtuar sikur të jetë jetim, por këtë gjendje do ta ndryshojmë më 3 nëntor pasiqë të gjithë qytetarët do të reagojnë si opozitë.

Isa Mustafa dhe Lutfi Haziri në një bashkëbisedim me gratë e LDK-së në Gjilan premtuan shkollim falas dhe avancim të gruas në shoqëri raporton rajonipress.

Isa Mustafa tha se roli i gruas në shoqëri është shumë më i madh sepse ajo është më pak e korruptuar.”Femrat kanë më shumë potencial dhe ajo realisht edhe duhet të jetë më e përfaqësuar në menaxhim dhe udhëheqje të drejtorive. Gratë fatmirësisht janë treguar më të suksesshme në lidership” tha Mustafa.

Mustafa tha se femra nuk është e përfaqësuar sa duhet në arsim dhe me ardhjen në pushtet të LDK-së ne do të mendojmë që ta bëjmë shkollimin falas për femrat dhe ato do të kenë koston zero gjatë studimeve.

Mustafa tha se garat duhet të kenë barazi të plotë në vendimmarrje.”LDK – ja ka deputete të mrekullueshme të cilat ia kanë zbardhur fytyrën LDK-së dhe institucioneve të Kosovës “ tha Mustafa.

Hidromorava

Kurse Lutfi Haziri kandidat për kryetar të Gjilanit tha se ata që po qeverisin keq me Gjilanin kanë vetëm edhe pak ditë sepse po u vije fundi.”Gjilani nuk është i kontaminuar sikur po thotë rivali ynë sepse LDK po ua kthen shpresën gjilanasve. Gjilani po trajtohet sikur të ishte jetim, por më 3 nëntor ne do të reagojmë të gjithë si opozitë” tha Haziri.

Haziri tha se Gjilani është përballur me kushte të rënda ekstreme derisa Hashim Thaçi ka ardh hiq më pak se 9 herë në Gjilan duke e zhytur në borxhe këtë pjesë të Anamoravës.”Askush nuk i beson më premtimeve të Thaçit sepse ai është borxhliu më i madh i cili dënimin më të madh do ta marrë më 3 nëntor”.

Edhe Haziri tha se gruaja në të ardhmen do të jetë e ndihmuar e shkolluar dhe e mbështetur. Thjeshtë gruaja do të jetë lidere e zhvillimit tha ai.

Valentina Bunjaku Rexhepi kryetare e Forumit të Gruas së LDK-së në Gjilan tha se gratë e Gjilanit dhe të LDK-së do ta largojnë nga pushteti këtë keqqeverisje./rajonipress/