Uji Dea

Haziri: Gjilani mirëpret investitorët e huaj

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Biznesmenë të fuqishëm nga Europa po e vizitojnë në mënyrë të vazhdueshme Komunën e Gjilanit gjatë këtij viti, duke shprehur interesimin e tyre për të investuar në resorë të ndryshëm.

Një takim me biznesmenin e suksesshëm nga Zvicra, Jurg Gehrig nga kompania Agd Swiss Plastic” e ka zhvilluar sot kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri, së bashku me nënkryetarin Rexhep Kadriu.

Gjatë takimit, kryetari Haziri e ka falënderuar zotin Gehrid për vizitën, derisa e ka njoftuar për gjendjen në të cilën ndodhet Komuna e Gjilanit, për sfidat, problemet dhe angazhimet në zgjidhjes së problemeve në këtë pjesë të Anamoravës.

ARKATANA

Haziri tha se Komuna e Gjilanit mirëpret investitorët e huaj nga Europa e nga e mbarë bota, të cilët dëshirojnë të investojnë këtu, duke pasur bashkëpunim të shkëlqyer dhe duke iu krijuar lehtësira.

Nga ana e tij, biznesmeni i suksesshëm nga shteti helvetik Jurg Gehring falënderoi kryetarin Haziri për pritjen, ndërsa është shprehur se ka ardhur në Gjilan për të parë mundësinë për hapjen e një fabrike për prodhimit plastikës cilësore, kryesisht për vetura.

Kryetari Haziri e garantoi zotin Gehrig se Komuna e Gjilanit do të ofroj lehtësira në politikën fiskale, derisa ky i fundit është shprehur se është të befasuar për të mirë me pritjen dhe mundësinë që i është ofruar për të operuar në Gjilan./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.