Fundamenti

Haziri: Gjilani me disa tablo të zymta të realitetit në shumë sektor

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Ndërsa kemi ngecje totale në të gjitha sferat e qeverisjes lokale, na bie të dëgjojmë se si sektor të caktuar proklamojnë tejkalime të planeve vjetore si 196% e madje edhe 300% thotë Sokol Haziri nga GPVGJ.

Sokol Haziri thotë se është vërtet ideale po të ishte ky realiteti i treguar.

UBT

“Në fakt këto shifra po me përngjajnë në propagandën e regjimeve komuniste për tejkalimin e dy treqind e më shumë herë të planeve vjetore, ndërsa realiteti është se gjendja në pothuajse të gjithë sektorët është për keqardhje. Kaosi urbanistik, ngecje në zhvillimin lokal ekonomik, shërbimet publike të pa mjaftueshme (shih vetëm rrugët e qytetit pa sinjalizim horizontal, mungesa e transportit publik urban etj), stadiumi i qytetit i shndërruar në histori dështimi, dyfishimi i stafit të zyrtarëve (të punësuar me kontratë në vepër dhe kthimi në vende pune i atyre që u kthyen me vendim gjykate). Janë vetëm disa tablo të zymta të realitetit Gjilanas”.

Haziri ka një përgjigje edhe më specifike.
“Dhe ato shifra të proklamuara mund të ju dedikohen atyre që dikush i quan “analfabet funksional” por jo assesi qytetarëve tanë që jetojnë çdo ditë me këtë realitet e të cilët në mos asgjë tjetër të paktën meritojnë më shumë respekt” shtoi Sokol Haziri nga GPVGJ./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.