FITORJA

Haziri: Gjilani mbetet nga Komunat e vetme që për dy vjet është degraduar dhe izoluar nga fondet e investimeve

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Gjilan – Po mundohemi me shkaktuar ndryshime për Gjilanin e gjelbër në rrugën e re 2024/2030, pasi kemi ndërtuar partneritet dhe shumicë politike në Kuvend edhe me subjekte tjera politike. Vetëm gjatë një dite kam pritur grupe qytetare që derën e Komunës e kanë të mbyllur. Dëshpërimi politik i tyre tani shprehet në forma të ndryshme thotë Lutfi Haziri për rajonipress.

“Ne po punojmë që me shoqëri civile dhe iniciativa qytetare të formatizojmë bashkëpunimin gjatë qershorit. Po ashtu kemi një listë qytetare të respektuar ku autoritete të respektuara nga arsimi, ekonomia, shëndetësia dhe sektorët tjerë po na bashkëngjiten në rrugën tonë politike. Vetëm sot kam pritur grupe qytetare që derën e Komunës e kanë të mbyllur. Dëshpërimi politik i tyre tani shprehet në forma të ndryshme” tha Haziri për rajonipress.

ARKATANA

Haziri tha se Gjilani mbetet nga Komunat e vetme që për dy vjet është degraduar dhe izoluar nga fondet e investimeve dhe është përjashtuar pa drejtë pjesëmarrje nga fondet për komunat për shkak të raportit të keq të auditimit dhe keq menaxhimit të buxhetit.

Ndërsa sipas tij LDK po afron shumë profile të qytetarëve që kanë kthyer besimin në zhvillim të përbashkët për Gjilanin dhe për të gjithë gjilanasit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.