Haziri: Gjilani kalon në shkallën e gjelbër të emergjencave

Gjilan – Lajmi i mirë është që nga sot Gjilani kalon në shkallën e gjelbër të emergjencave civile kundër pandemisë #COVID19. Gjatë ditës i kemi 18 të infektuar me virus dhe 11 të shëruar ka shkruar Lutfi Haziri.
Gjendja e përgjithshme është si vijon: nga 8131 mostra, 3157 qytetarë kanë rezultuar pozitivë, 2960 janë shëruar, 96 e kanë humbur betejën me virusin, 90 raste janë aktive, 20 në hospitalizim dhe 91 mostra në pritje.
Ju lutem, respektoni masat e rekomanduara nga profesionistët. Me masa mbrojtëse, maske dhe distancë, ruhemi bashkë. Për #Gjilanin pa #COVID19!