Uji Dea

Haziri: Gjilani ka fituar 3 projekte në vlerë prej 1 milion euro në Komisionin Evropian

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Në thirrjen për Grante të Komisionit Evropian (IPA), të Programit për Bashkëpunim Ndërkufitar Maqedoni-Kosovë, Komuna e Gjilanit në bashkëpunim me Komunën e Çairit në Shkup ka fituar një projekt në vlerë prej mbi 500 mijë eurosh.

Kontratën për implementimin e projektit e ka nënshkruar dje kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri, i cili tha se së bashku me dy projektet tjera të fituara gjatë vitit 2014 në kuadër të programit “Kosova e Bukur” të Komisionit Europian, kapin vlerën e afro 1 milionë euro që do të jenë shërbim dhe në të mirë të qytetarëve.

Objektivi i përgjithshëm i projektit “Valorizimi i tregtisë/zejeve tradicionale dhe potencialeve të ekonomisë sociale në Komunën e Çairit dhe atë të Gjilanit” është kontributi në zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik në zonën ndërkufitare përmes mbështetjes për degët tradicionale dhe sipërmarrjes sociale.

FIDANISHTJA

Projekti në tërësi arrin vlerën rreth 500 mijë eurosh për të dy komunat, derisa granti për komunën e Gjilanit arrin vlerën prej 241,631.15 euro, duke përfshirë këtu edhe participimin e Komunës në vlerë prej 36,244.68 euro.

Realizimi i projektit do të zgjas 18 muaj dhe në kuadër të tij ka të përfshirë:
– Bashkëpunim, koordinim dhe këmbim të përvojave mes dy komunave (Gjilan dhe Çair)
– Menaxhimin e projektit konform kushteve dhe standardeve të Komisionit Europian
– trajnime, konferenca, panaire, vizita, material promovues, etj.
– rehabilitimin e hapësirave ku është e vendosur qendra informuese
– nën-grante të vogla për ndërmarrësit./rajonipress/

Mund të ju interesoj: