UBT

Haziri: Gjilani është shembulli më i mirë i stabilitetit dhe sigurisë

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka deklaruar se kjo komunë është shembulli më i mirë i stabilitetit dhe sigurisë.

Këto komente, Haziri i bëri pas takimit me komandantin e KFOR’it, gjeneralin Michele Risi.

KKVITI

“E njoftova gjeneralin e KFOR’it për sigurinë dhe stabilitetin që e ka Gjilanit, falë angazhimit të ushtarëve, policëve dhe të mandatit që e ka NATO. U jemi shumë mirënjohës për mbështetjen e madhe. Tashmë, pjesën më të madhe të punëve e kanë institucionet e vendit, por Gjilani është shembulli më i mirë i stabilitetit dhe sigurisë”, ka deklaruar Haziri, pas takimit./rajonipress/