Uji Dea

Haziri: Gjilani është shembulli më i mirë i bashkëpunimit me komunitete

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Kryetari i Komunës, Lutfi Haziri, ka pritur të enjten në zyrën e tij, shefin e Misionit të UNHCR-së në Kosovë, Narasimha Rao, me të cilin ka biseduar rreth kthimit të romëve, të cilët jetojnë në Maqedoni, si familje të zhvendosura.

Haziri ka ofruar bashkëpunimin e plotë të Komunës së Gjilanit në procesin e riatdhesimit të familjeve rome, të cilat kanë jetuar në Gjilan, para luftës dhe njëherësh është shprehur i gatshëm që të përfshihet personalisht edhe në programin e vizitës në Maqedoni, ku aktualisht jetojnë pjesëtarë të këtij komuniteti, për të inkurajuar kthimin e tyre.

FIDANISHTJA

Ai ka thënë se Komuna do të bëjë atë që është e mundur brenda kapaciteteve të saj, për të krijuar kushtet e nevojshme për kthimin dhe ri-integrimin e romëve.

Përndryshe, Komuna e Gjilanit ka krijuar raporte të mira ndëretnike dhe këtu, komunitetet prej kohësh nuk kanë ankesa që lidhen me sigurinë e tyre ose lëvizjen e lirë.
Komunitetet si pjesë e shoqërisë në Gjilan, janë të përfaqësuar në Kuvend Komunal, ose nëpër trupat e tij, siç është Komiteti për Komunitete, për t`i përfaqësuar interesat e të gjithë qytetarëve në vendimmarrje, ka thënë Haziri./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.