HW

Haziri: Gjilani është krenar që e pati një mësues si Atullah Sylejmani

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Me rastin e ndarjes nga jeta të veteranit të arsimit, Atullah Sylejmani, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes Sylejmani.

Në telegram thuhet:

“E nderuara familje Sylejmani,

Me pikëllim të thellë e mora lajmin për ndarjen nga jeta të veteranit të arsimit në Gjilan, Atullah Sylejmani.

Mësuesi Atullah do të mbahet në mend për sa të jetë jeta për kontributin e jashtëzakonshëm në edukimin e shumë brezave, të cilët sot veprojnë në profile të ndryshme si profesionistë të shumë fushave.

Vdekja e tij na ka pikëlluar të gjithëve, por ju familje e nderuar Sylejmani, duhet të ndjeheni krenar sepse ai ishte ndër mësuesit e parë në Gjilan, i cili e luftoi analfabetizmin deri në frymën e fundit.

HW

Gjilani është krenar që e pati një mësues si Atullah Sylejmani.

Ngushëllimet më të sinqerta familjes, kolegëve e farefisit.

I qoftë i lehtë dheu!”, thuhet në telegramin e ngushëllimit të kryetarit Haziri.

Përndryshe, Atullah Sylejmani ka nisur punën si arsimtar në vitin 1957, në Verbicë të Zhegocit, ndërkaq në vitet 1964-1978 në shkollën e Përlepnicës.

Në vitin 1978 kalon si mësues i ciklit të ulët në shkollën “Selami Hallaqi”, duke punuar me zell e përkushtim për nxjerrjen e kuadrove cilësore deri në vitin 1998, ku edhe pensionohet./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.