Haziri: Gjilani do t`i kthehet gjilanasve

Gjilan – Lutfi Hziri kandidat i LDK-së për kryetar të Gjilanit para shumë simpatizantëve dhe adhuruesve të tij, por edhe të partnerit Lëvizja Republikane e ka hapur fushatën zyrtarisht. Haziri fushatën e ka hapur me premtimin se Gjilanit do t`i kthehet dinjiteti dhe ky qytet njëherë e përgjithmonë do të largohet nga krimi dhe mafia.
Lutfi Haziri i buzëqeshur dhe optimist e ka hapur fushatën e tij zgjedhore për të garuar për të parin e Gjilanit.
Haziri i përkrahur nga shumë simpatizantë, adhurues partiak, por edhe nga partneri i koalicionit Lëvizja Republikane e ka hapur fushatën zgjedhore duke ofruar alternativë serioze për Gjilanin dhe qytetarët e saj.
Hairi tha se është momenti i fundit kur në Gjilan duhet të stopohet mafia dhe krimi i organizuar. “Gjilani mjaft ka vuajtur padrejtësisht nga këto grupe kriminale. Tani ne duhet ta stopojmë këtë qeverisje e cila e futi në borxhe e telashe të mëdha Gjilanin dhe qytetarët e saj. Ne do ta mbrojmë qytetarin dhe Gjilanin nga këto kthetra mafioze që veç të këqija i sollën Gjilanit” tha Haziri.
Haziri tha se do të synojmë një Gjilan modern duke ofruar infrastrukturë të mirëfilltë, duke ofruar jetë të dinjitetshme dhe mbi të gjitha duke ofruar siguri për çdo qytetarë gjilanas.”Gjilani nuk i duron tutje borxhlinjtë as autokracinë dhe është koha e fundit që të vendosim për fatin tonë dhe tuajin” tha Haziri./rajonipress/