UBT

Haziri: Gjilanasit nuk mashtrohen me fasada

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Nën shoqërimin e veprimtarëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës në diasporë, Isa Maliqi e Hafiz Gagica, kandidati i kësaj partie për kryetar të Gjilanit, Lutfi Haziri, i është drejtuar sot qytetarëve të lagjes VIII-të.

Përfaqësuesit e lagjes thanë se pushteti aziatik për gjashtë vjet me radhe ka bërë vetëm mashtrime në të gjitha aspektet, duke i konsideruar qytetarët e kësaj lagjeje vetëm si pjesë fizike dhe gjeografike të Gjilanit. Ata thanë kësaj lagjeje do t’i kthehet shpresa, sepse do të votojnë fuqishëm LDK-në dhe kryetarin Lutfi Haziri.

Kërkesat e qytetarëve të kësaj lagjeje ishin: ndërtimi i një çerdheje, ndërtimi i një qendre mjekësore familjare, ndërtimi i parkut të lojërave, ndërtimi i fushës sportive rekreative, asfaltimi i rrugëve të brendshme etj.

Në fjalën e rastit, kandidati i LDK-së, tha se e keqja më e madhe në Gjilan që vjen prej të partisë së keqe, është se kjo qeverisje e ka izoluar qytetarin gjilanas, duke mos ua rregulluar problemet.

Uji Dea

“Edhe në këtë tubim, po dëshmohet fuqishëm se është kthyer koha e Presidentit Rugova. LDK e bashkuar, LDK unike, po bëhet çdo ditë e madhe për ta çuar në shtëpi qeverinë e keqe. Jemi parti e durimit, por durimit i ka ardhur fundi sepse nuk mund të lejojmë të na trajtojnë si jetim, si të përjashtuar nga Gjilani. Gjilani, a nuk ka kompani të veta që i ka ardh puna të marrin punë jabanxhinjtë?!. Këtij mashtruesit të Gjilanit, nuk po i bënë konak askush sot sepse e kanë kuptuar qytetarët çfarë të këqija i ka bërë këtij vendi, duke filluar nga depresioni ekonomik e politik”, tha para të pranishmëve kandidati i pari i Gjilani pas 3 nëntorit.

Haziri theksoi se gjilanasit nuk mashtrohen me fasada, duke u shprehur se dalja masive më 3 nëntor do të dërgojë në histori këtë parti të keqe. Ka premtuar se në këtë lagje do të ndërtojë në mandatin e tij një çerdhe, një qendër mjekësore familjare, do të ndërtojë parkun e lojërave, një fushë sportive rekreative, si dhe asfaltimi i të gjitha rrugëve, ujësjellësi, kanalizimi e ndriçimi publik.

“Qe 6 vjet nuk janë kryer punët që është dashur t’i kryejnë, e tash po kujtojnë që me do fasada e kozmetikë e mashtrojnë gjilanasin. Kot e ka ky mashtruesi i Gjilanit, sepse më nuk mashtrohet gjilanasi. Me këtë mobilizim masiv, qytetarët po tregojnë se e duan në pushtet LDK-në. Duhet të reagojmë si rugovistët, si njerëz të Karadakut e Gollakut, si nacionaldemokratë, për t’i ndëshkuar hajnat. Dilni masivisht sepse vetëm në këtë mënyrë e parandaloni hajninë, korrupsionin, hipokrizinë, nepotizmit, manipulimin. Me ndihmën e Zotit, e të familjeve gjilanase do ta largojmë këtë të keqe”, ka qenë mesazhi i zotëri Lutfi Haziri. /rajonipress/